Kaliforni, për herë të parë në bord të studentëve një muslimane e shkëlqyeshme

Universiteti i Kalifornisë caktoi një vajzë myslimane amerikane si anëtare të bordit të studentëve qeverisës. Kjo lëvizje është kundërshtuar nga grupet çifute që kundërshtuan aktivizmin e saj pro-palestinez.

Sadia Saifuddin, një 21-vjeçare, studente e shkëlqyer e Universitetit prestigjioz të Kalifornisë në Berkeley, do të bëhet anëtarja e parë muslimane e bordit 26-anëtarësh, për një afat njëvjeçar.

Grupet çifute kundërshtuan fuqimisht nominimin e saj, duke përmendur aktivitetet e saj pro – palestineze. Por megjithate Saifuddin triumfoi në kauzën e saj.

“Unë jam shumë e bekuar dhe shumë e ngazëllyer për këtë pozicion”, tha Saifuddin pas votimit. Ajo mbante shaminë islame, përderisa qendronte e lumtur përkrah turmës që i duartroktsite për triumfin.

Në fjalimin e saj të pranimit, Saifuddin tha se ajo shpresonte të bëjë sistemin universitar të kapshëm për nxënësit.

Mbështetësit e Saifuddin thanë se ajo ishte një studente shembullor e cila kujdesej për studentët e të gjitha besimeve dhe ka punuar për të qenë Senatore në Shoqatën e Studentëve të Universitetit të Kalifornisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button