Në nivel të grupeve punuese ka filluar dialogu mes SASHK dhe Ministrisë së Arsimit

Në nivel të grupeve punuese ka filluar dialogu mes SASHK dhe Ministrisë  Arsimit. Grupet e punës do të diskutojnë rreth dënimeve dhe shpërblimeve nga testi ekstern, për pagat e arsimtarëve, marrëveshjet kolektive, kushtet dhe obligimet e të punësuarve në kopshtet.

Sipas Sindikatës, dialogu i nisur përbën hapin e parë i cili mund të sjellë zgjidhjet e problemeve.

Kërkesa e Sindikatës është që të rishikohet politika e dënimeve, kontrollet e inspektorëve dhe të korrigjohet pagat.

Sindikata ka caktuar një afat prej 3 muajsh për të zgjidhur të gjitha problemet, në të kundërt do të aktivizojnë grevën e arsimtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button