Balans MK: Kriza me insulinë rrezikon jetën e personave të sëmurë nga diabeti

Për shkak të krizës me insulinë në vend, rrezikohet jeta e disa personave të sëmurë me diabet, informojnë nga Agjencia për diabet te fëmijët “Balans MK’. Në Radovish një vajze mjekët i kanë dhënë insulinë të përzier pas çka janë paraqitur komplikime në shëndetin e saj. Nga Agjencia informojnë se dy pacient kanë rënë në koma, ndërsa një grua shtatzënë nga Shtipi pranon insulinë që e ka marrë si donacion.

Nga Shoqata thonë se ju ndihmojnë pacientëve me donacione që i marrin nga Norvegjia, Sllovenia dhe Bullgaria.

“Ne grumbullojmë donacione nga kompani, kemi edhe nga Novonordik, që  t’ju ndihmojmë pacientëve, por presim leje nga Ministria e shëndetësisë edhe për këto donacione”, deklarojnë nga Balans MK.

Lajme të ngjashme

Back to top button