fbpx

Mbi 6 mijë shqiptarë në Mekë në mesin e miliona pelegrinëve nga e gjithë bota

Meka ka vetëm 2 milionë banorë, njëlloj sa Kosova. Mirëpo, për çdo vit për Kurban Bajram asaj i shtohet popullsia 7-8 fish për shkak se myslimanët nga e gjithë bota e vizitojnë atë.

Mediat botërore kanë raportuar se për haxh kanë shkuar rreth 2.4 milionë persona, gjë që tregon se myslimanët e devotshëm kanë ikur për haxh, edhe përkundër faktit se në Lindje të Mesme kanë shpërthyer shumë luftëra si në Siri dhe në Irak.

Vetëm nga Zvicra dhe Gjermania kanë ikur për haxh më shumë se 1.000 shqiptarë, transmeton Presheva Jonë.

Gjithsej janë mbi 6 mijë shqiptarë që kanë ikur për haxh në Mekë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close