Prezantohet Simit-Pogaçja, ushqim i shijshëm tradicional shkupjan

Simit-Pogaçja si prodhim vendor dhe ushqim tradicional i shkupjanëve u prezantua sot në Çarshinë e Shkupit. Manifestimi kulturor është pjesë e strategjisë për gjallërimin e çarshisë së Shkupit si një burim kulture dhe turizmi.

“Simit-pogaçja është prodhim origjinal i Shkupit, dhe të jemi të sinqertë se simit pogaçja është prodhim i çarshisë. Prandaj, mundemi lirisht ta quajmë edhe brend të çarshisë. Kam nderin t’ju ftoj në këtë kafjall të Çarshisë me simit-pogaçe që shpresoj se do të bëhet edhe tradicional. Gjatë periudhës se ardhshme në Çarshi do të organizohen edhe aktivitete të tjera edhe atë gara sportive, programe zbavitëse, vozitje me biçikletë, aksione ekologjike e të tjerë”, tha kryetari i Shoqatës së Zejtarëve, Mujedin Brava e cila e organizoi prezantimin e Simit-Pogaçes.

Lajme të ngjashme

Back to top button