Feneri fiton betejën me UEFA-n

Fenerbahçe ka njoftuar se Gjykata e arbitrazhit sportiv (CAS) në Lozanë e ka suspenduar ndalesën dyvjeçare të pjesëmarrjes së këtij klubi të shqiptuar nga ana e UEFA-s për shkak të dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve.

Presidenti i klubit më popullor në Bosfor, Aziz Jildirim ka thënë se Feneri këtë stinor, sipas vendimit te CAS-it, megjithatë do të merr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

“Ka ardhur deri te disa zhvillime pozitive dhe duhet ta ndajë këtë me tifozët. Dua t’i falënderoj të gjithë që na kanë mbështetur gjatë këtyre dy viteve. Fenerbahçe këtë stinor do të luaj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Jildirim për televizionin e klubit.

Komisioni disiplinor i UEFA-s në qershor ka dënuar Fenerbahçen me suspendim dyvjecarë nga pjesëmarrja në të gjitha garat evropiane. Po ashtu UEFA pati dënuar edhe Beshiktashin, por me një vit suspendim.

Lajme të ngjashme

Back to top button