Ahmeti me letër i kërkon sekretarit të ri të NATO-s të përfshihet në zgjidhjen e emrit

Kryetari i BDI-së,  Ali Ahmeti përmes një telegrami ka uruar sekretarin e ri të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke kërkuar që ai të përfshihet në zgjidhjen e kontestit të emrit dhe anëtarësimin e vendit në Aleancën Veriatlantike.

“Me kënaqësi të veçantë ju shkruaj për t’ju uruar për marjen e detyrës së re në krye të Aleancës VeriPerendimore dhe të shpreh bindjen time të thellë që bashkëpunimi jonë i afërt me miqtë pranë NATOsë do të thellohet edhe më tepër. Por, detyra jonë e përbashkët përfundon si e kompletuar vetëm atëherë kur Maqedonia do të rradhitet e barabartë krah për krah me aleatët në Bruksel. Ritheksoj, për të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, NATO nuk ka alternativë, sepse ky proces integrues siguron paqë të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet, mirëqenie dhe zhvillimin ekonomik”, thekson Ahmeti.

Ai ka ftuar Stoltenbergun për t`u përfshirë në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

“Duke ju shprehur mirënjohjen time të thellë, ju siguroj që unë jam partner i juaji në plotësimin e këtij qëllimi, por gjithashtu ju ftoj ju, bashkë me miqtë tjerë ndërkombëtar, që të përfshiheni drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive në lehtësimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së emrit midis Shkupit dhe Athinës sa më pare”, thekson Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button