Manifestimi qendror i Kurban Bajramit mbahet në nesër në xhaminë e Mustafa Pashës

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni informon se manifestimi qendror i Kurban Bajramit do të mbahet nesër në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup.

Sipas programit të BFI-së, nga ora 6 e mëngjesit do të falet namazi i sabahut ndërsa namazi i Bajramit falet në ora 7.20.  Më pas BFI-në do ta vizitojnë krerët politik të vendit për të uruar festën e Bajramit. Në xhaminë e Mustafa Pashës përpos tjerëve pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues diplomatik në vend. Dita e Bajramit është ditë jo-pune për muslimanët në Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button