Shilegov: Qeveria ka paguar 1 milion euro për televizionet Sitel, Alfa dhe Kanal 5

Më shumë se 129 milion denarë apo 2 milion euro para të qytetarëve qeveria e Maqedonisë i ka shfrytëzuar për propagandë në interes të saj, para zgjedhjeve. Qeveria e Gruevskit ka paguar 55 milion denarë apo 1 milion euro Televizionit Sitel, Alfa dhe Kanal 5, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

“Paratë Qeveria i ka transferuar, sipas dokumentit më 17 dhe 18 mars vetëm 10 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 600 mijë euro i janë ndarë TV Sitel, 230 mijë euro TV Alfa dhe 90 mijë euro Kanal 5”, deklaroi Shilegov.

Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe edhe 1 milion euro qeveria i ka ndarë në agjencitë e marketingut dhe subjekte të tjera juridike, bashkëpunëtorë të qeverisë.

“Qeveria e Nikolla Gruevskit me paratë e qytetarëve e kontrollon politikën redaktuese në media. Ja pse Televizionet Sitel, Alfa dhe Kanal 5 e sulmojnë opozitën dhe lavdërojnë qeverinë”, deklaroi Shilegov.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button