Skamnorë dhe të pasur përballë tezgjeve të mbushura, Bajrami begati për të gjithë

Tregtarë dhe qytetarët, kryesisht besimtarët mysliman, një ditë para festës së Kurban Bajramit, po bëjnë bilancin e  një dite të mbushur me plotë aktivitete.

Për tregjet dhe dyqanet dita e sotme nuk ka qenë një ditë e zakontë. Frekuentimi i njerëzve ka qenë më i madh. Tregu i “Bit Pazarit” në Shkup, ka qenë epiqendra e një dite të ngarkuar tregu. Skamnor dhe të pasur, para çdo Bajrami kanë shndërruar në një ritual, frekuentimin e tezgjeve që ofrojnë më shumë mallra se çdo ditë tjetër.

10646937_581066181997779_1633837165486856440_n (Custom)

Nuk ka ndryshim të çmimeve thonë tregtarët. Ata lëvizin varësisht nga lloji dhe freskia e pemëve dhe perimeve. Edhe çmimet e produkteve tjera bazë, nuk kanë lëvizur. Tregtarët dëshirojnë që të shesin sa më shumë në këtë ditë kur edhe nevoja e konsumatorëve është më i madh.

Kjo dëshirë e tregtarëve, po plotësohet pjesërisht, disa thonë se ndonëse ka pasur më shumë shitje se ditëve tjera, megjithatë nuk kanë realizuar atë që kanë pritur.

10408948_581066251997772_6639809379109540385_n (Custom)

Familja e Jetulla Islamit nga Shkupi, ndonëse po përjetojnë vështirësitë e problemeve sociale, thotë se festa e Kurban Bajramit do të jetë e begatë për të. “Falë ndihmesës së të afërmve dhe të asaj që kemi mundur të sigurojmë vetë, do ët kemi një sofër më të begat se ditëve tjera”, thotë Jetullai.

Një qytetar tjetër i Shkupit, Dilaver Ismaili, thotë se megjithëse është vështirë, do të kujdesemi që festën e Kurban Bajramit ta kalojmë sa më mirë sipas mundësive tona.

10426916_581066128664451_507526206258456675_n (Custom)

“Baba i tre fëmijëve, gjithçka varet nga një rrogë e vetme që e marr. Gjithçka është shtrenjtuar ndërsa pagat nuk kanë lëvizur. Për ne festa e Bajramit është një festë e shenjtë dhe do të mundohemi që të kalojmë sa më mirë”, thotë Dilaver Ismaili.

Lajme të ngjashme

Back to top button