Hong Kongu në kaos: Përleshje mes protestuesve dhe mbështetësve të Pekinit (Video)

Grupe të protestuesve dhe mbështetësve të Pekinit u përleshën sot në dy sheshet më të vizituara të Hong Kong-ut, gjersa policia përpiqej të qetësonte trazirat e filluara ditë më parë.

Duke u bazuar te “dëshmitarët”, Reuters raporton se për pasojë janë lënduar disa persona, por se numri i të plagosurve nuk dihet, transmeton Telegrafi.

Përleshjet shpërthyen në lagjet Kozv Bay dhe Mong Kok, pasi kundërshtarët e demonstratave filluan t’i largonin barrikadat dhe shatorët nga zonat protestuese.

Sipas raportimeve të fundit të agjencive britanike të lajmeve, policia ka ngritur një kordon në mes të grupeve demonstruesish dhe kundërshtarëve të tyre.

Protestuesit kërkojnë zgjedhje të drejtpërdrejta në qytetin prej shtatë milionë banorësh, në vend të zgjedhjeve dy fazëshe.

Ndërsa për këtë kërkesë, gjatë muajit qershor, u nënshkrua një peticion përmes internetit nga rreth 800 mijë njerëz, i cili nga qeveria kineze u shpall i pavlefshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button