Studim: Cilët janë blerësit kryesorë të iPhone 6

Afërsisht 80% e blerësve të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë meshkuj, sipas Slice, një kompani e cila studion blerjet e konsumatorëve . 2/3 e atyre që zotërojnë iPhone 6 janë njerëz të bardhë dhe më shumë se gjysma e tyre janë të pajisur me diplomë universitare.

Më shumë se 60% e tyre fitojnë rreth 75 000 dollarë në vit. Por ka nga ata persona të cilët nxitojnë të kenë në duar iPhone-t më të fundit – duke ndenjur zgjuar deri në 3 të mëngjesit për të porositur e rezervuar një telefon ose të tjerë të cilët zgjedhin ta kalojnë gjithë natën jashtë dyerve të dyqaneve të iPhone-ve. Duket se individët të cilët kanë minimumi 650 $ për të shpenzuar në një telefon të ri janë të shëndetshëm, të mirë edukuar dhe përgjithësisht meshkuj. (PCWorld Albanian)

141001114806-iphone-6-6plus-comparison-620xa

Lajme të ngjashme

Back to top button