Gostivari kërkon fitore ndaj Mlladostit

Gostivari të dielën në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Dytë në futboll, në terren vendas do zhvilloje edhe një ndeshje derbi kundër një ekipi në krye të tabelës siç është ekipi i Mlladostit.

Për ekipin e trajnerit Mensur Jakupi është një mundësi e mirë për të arkëtuar tre pikë para publikut vendas dhe për të vazhduar luftën drejtë vendit të dytë në tabelë.

Trajneri Jakupi dhe lojtarët presin fitore ndaj Mlladostit që mban vendin e tretë në tabelë me 14 pikë, dy më shumë se Gostivari.

“Normalisht presim fitore nga kjo ndeshje. Ne si çdo ndeshje edhe në këtë ndeshje hyjmë maksimalisht të përgatitur. Pas një humbje kundër Shkupit dhe një barazim kundër Vëllazërimit në Kërçovë, shpresojmë në fitoren e radhës, që ekipi të ece në atë rrugë ku e kemi filluar ne kampionatin në tre-katër ekipet e para në tabelë”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

“Shpresoj se edhe në ndeshjet e ardhshme të shënoj më shumë si unë ashtu edhe bashkë lojtarët e mi. Me siguri do arrijmë të korrim fitore në këtë ndeshje, Zoti na ndihmoftë”, tha Zejdan Alili i cili shënoi golin e barazimit në ndeshjen e fundit kundër ekipit të Vëllazërimit në Kërçovë.

Ndeshja Gostivari – Mlladosti do të zhvillohet të dielën me 5 tetor me fillim në ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button