Vendosen telefona rozë që do të përkujtojnë kalimtarët për kancerin në gji

Në shumë lokacione të Qytetit të Shkupit janë vendosur telefona rozë të cilët do të cingërojnë në shenjë që të përkujtojnë kalimtarët për kancerin në gji.

Më këto aktivitete fillon muaji tetori rozë – Muaji botërorë për ndihmë dhe përkrahje për të sëmurit nga kanceri i gjirit.

Nga shoqata Borka përkujtojnë së që nga viti 2007 në Maqedoni është e hapur edhe linja pa pagesë SOS 0800 55 777 për t’ju dalë në ndihmë të sëmurëve nga kanceri i gjirit.

Telefoni është vendosur në rrugën “Maqedonia”, Skver Jadran, sot do të cingërojë në Qendrën Ramstor, të shtunën dhe të dielën në Parkun e Qytetit në Shkup ndërsa të hënën në Kapitol Mol në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button