fbpx

“Bakllavaja”, delikatesa e “sofrës së Bajramit”, shijohet ëmbël në qendër të Shkupit

Me gostinë e Bakllavasë së Bajramit, në qendër të Shkupit, mesazhi i Kurban Bajramit, për paqe, mirësi dhe begati transmetohet tek qytetarët e bashkësive tjera etnike.

10383967_581043875333343_5390587846210030965_n (Custom)

Delikatesa më pikante e “sofrës së Bajramit”,  “Bakllavaja”, shijohet nga shumë qytetarë në qendër të Shkupit. Në një atmosferë festive dhe nën interesimin e madh të kalimtarëve të rastit dhe të atyre që kanë ardhur enkas për të shijuar bakllavanë, sheshi “Maqedonia”, është bërë pjesë e një gostie që ka bashkuar të gjitha bashkësitë etnike.

10253741_581043981999999_4548862074829245355_n (Custom)

Nulifer Sali, aktiviste e Shoqatës Edukative Kulturore “ Semida Alb” dhe “Vizion M”, thotë se është hera e dytë që bëjnë dhe duam që të ofrojmë bakllavanë si shenjë solidariteti mes nacionaliteteve të ndryshme.

10698474_581044148666649_1552716345724403351_n (Custom)

“Jemi shumë të kënaqur se njerëzit ofrohen për të provuar Bakllavanë e Kurban Bajramit, që ne e konsiderojmë si respekt dhe mjaftë pozitive për bashkëjetesën. Qytetarët janë shumë të kënaqur dhe kërkojnë që një aktivitete i  tillë të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thotë Nulifer Sali.

10703634_581043928666671_8955079569527112152_n (Custom)

Një qytetare maqedonase tha se nuk ka gjë më të ëmbël se bakllavaja. Aktivistët janë të interesuar që ky manifestim të organizohet në sheshin e qytetit për të promovuar vlerat e bashkëjetesës dhe prezantimin e një pjese të festës së Kurban Bajramit edhe tek qytetarët e bashkësive tjera etnike.

16378_581044105333320_6235771834806433780_n (Custom)

 

 

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close