Në ‘’Zhurma Show’’ fiton ‘’Elita 5’’

shtë mbajtur edicioni i 10-të i ‘’Zhurma Show’’, një eveniment brenda të cilit tradicionalisht vlerësohen të arriturat e këngëtarëve shqiptar. ‘’Zhurma…’’ erdhi pa bërë shumë zhurmë.

Spektakli, gjegjësisht nata finale e tij është mbajtur në qytetin e Gjilanit, për ku kanë udhëtuar edhe këngëtarët pjesëmarrës. Siç është parë, në ‘’Zhurma Show’’ kishte numër të madh njerëzish, por kishin refuzuar të shkonin disa nga yjet aktual të skenës sonë muzikore. Mungonte Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Tuna, Elvana e të tjerë njerëz që kanë bërë shumë zhurmë gjatë vitit.

Fitues i këtij edicioni është rok grupi i njohur dhe pëlqyer, ‘’Elita 5’’ . E, ndonëse munguan, Ledri Vula, Dj Blunt dhe Real 1 dhe kënga e tyre me titull ‘’Nëse m’don ti’’ u shpall si kënga më e mirë e vitit.

Çmimi i internetit i takoj Noizyt, ndërsa ai i hip-hop’it më të mirë i takoj reperit Capital –T dhe 2po2 me këngën “Posh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button