Liderët politik, urojnë festën e Kurban Bajramit me dëshirën për paqe dhe begati

Kryeministri Nikolla Gruevski ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit 
Në telegramin drejtuar kreut të BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, kryeministri uron për ditë të bukura festive, me plot paqe dhe harmoni, unitet dhe tolerancë.

“Kjo festë është e njohur për solidaritetin dhe kujdesin që askush të mos jetë i harruar: familjarët, miqtë, bashkëqytetarët, të varfrit, të sëmurët dhe të vetmuarit. Le të jetë kështu edhe këtë vit. Le të sundojë mendimi i mirë dhe veprat e mira njerëzore, si përgjatë festës, ashtu edhe përgjatë gjithë vitit. Vlerat e tilla janë pasuri për shoqërinë tonë, ruajtja e tyre është obligim si ndaj paraardhësve tanë, ashtu edhe ndaj gjeneratave të ardhshme”, thuhet në urimin e kryeministrit.

Kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov, qytetarëve të besimit mysliman dhe anëtarëve të BFI u uron festën madhe të Kurban Bajramit.

“Kjo festë le të sjellë paqe, gëzim dhe begati dhe le të përcjellë mesazhin për madhështinë e kësaj feste që është afrimi me të varfëritë. Vlerat e mëshirës, janë simbol i virtyteve njerëzore dhe tolerancës”, thotë  Gjorgje Ivanov në urimin e tij.

Uratat tona për këtë festë të madhe të besimtarëve musliman janë që besimi në Zot të na bëjë të gjithë neve më të mirë për gjirin tonë familjar, më të mirë për shoqërinë tonë dhe më të mirë për kombin tonë.

Duke uruar Kurban Bajramin, Ivanov fton që bashkërisht të u shtrihet dora atyre që më së shumti kanë nevojë.

Urimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti
“Ndjej kënaqësi të veçantë që përsëri më ipet mundësia që t’ju uroj në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, festën e madhe të Kurban Bajramit si dhe të shpreh uratat më të sinqerta për mirëqenie dhe harmoni në shtëpinë e çdo besimtari. Në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit rikujtohemi se sa të bekuar janë shqiptarët si komb që i takojnë të gjitha besimeve dhe bashkëjetojnë vëllezërisht me njëri tjetrin duke i dhënë shembull botës së mbarë për bashkëjetesë, harmoni dhe tolerancë” shkruhet në urimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Në emër të PDSH, kryetari Menduh Thaçi uron gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajramit.

“Uroj që në këtë ditë feste të Kurban Bajramit te të gjithë besimtarët myslimanë të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar  të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në urimin e Menduh Thaçit.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button