Milevski shpalli listen anti Rumani

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen kontrolluese me Rumaninë me 13 tetor në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Për ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e shpresave të Rumanisë, Milevski ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Damjan Shishkovski (Rabotniçki), Igor Angelovski (Makedonija Gj.P.)

Mbrojtës: Filip Ristevski (Metalurg), Gjoko Zajkov (Ren-Francë), Jasir Asani (Vardar), Viktor Talevski (Bregallnica), Visar Musliu (St. Galen-Zvicër), Angel Timovski (Sileks), Leon Najdovski (Makedonija Gj.P.)

Mesfushorë: Enis Bardhi (Ujpesht-Hungari), Besir Demiri (Shkupi), Burhan Mustafov (Pelister), Gjorgi Stoilov (Horizont T.), David Babunski (Barcelona B), Boban Nikolov (Vitorul Konstanca-Rumani)

Sulmues: Valmir Nafiu (Hamburger-Gjermani), Dmitar Ivanov (Vardar), Filip Pivkovski (Novara-Itali), Demir Imeri (Shkëndija), Kristijan Kostovski (Sileks), Viktor Angelov (Metalurg)

Enis Bardhi mori ftesë në U-21
Enis Bardhi mori ftesë në U-21

“Ky do jetë grumbullimi ynë i parë i përbashkët, mirëpo menjëherë duhet të kuptojmë përgjegjësinë dhe të tentojmë të imponohemi para opinionit futbollistik me një prezantim pak më ndryshe se sa kualifikimet paraprake. Thamë se formacioni i përfaqësueses për ndeshjen kundër Rumanisë nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit kualifikuese me Izraelin, lista e futbollistëve të ftuar mund të pësojë ndryshime, ndërsa listën definitive do ta kemi në fillim të përgatitjeve në Dojran. Edhe pse jemi në pozitë kur duhet të krijojmë gjeneratë të re të përfaqësueses U 21, vlerësoj se futbollistët që kemi ftuar kanë potencial dhe kualitet, ndërsa përmes bisedave me ta, kemi kuptuar se motive për tu dëshmuar dhe për rezultate pozitive nuk mungon. Për ne është shumë me rëndësi kjo gjë dhe shpresoj që së bashku do të shënojmë progres në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje. Na mungojnë Iliev, Avramovski, Markovski, Toshevski dhe Bejtullai që janë të lënduar, ndërsa Radevski dhe Velkovski janë pjesë e përfaqësueses A. Bazën e përfaqësueses së shpresave do ta kërkojmë nga ky formacion, mirëpo kjo nuk don të thotë se edhe tjerët nuk do të kenë shansin e tyre. Përkundrazi, për ne të gjithë janë reprezentues aktivë, i ndjekim rregullisht dhe nëse luajnë për ekipet e tyre do të thirren në kombëtare. Ndeshja me Rumaninë është miqësore, mirëpo do të kërkojmë rezultat, pasi në futbollin e sotëm ajo është më me rëndësi. Futbollistët patjetër të pranojnë principet dhe metodat e punës për shkak se stafi teknik jep përgjegjësi për efektin e përgjithshëm, ndërsa trajnerët janë ata që duhet t’i përkushtohen ekipit dhe punës së mirë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

Përfaqësuesja e shpresave të Maqedonisë përgatitjet për ndeshjes me Rumaninë i fillon më 7 tetor dhe deri më 12 tetor stërvitjet do të zhvillohen në Dojran. Një ditë para ndeshjes ekipi kthehet në Shkup. Ndeshja kontrolluese Maqedoni-Rumani luhet më 13 tetor në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 19:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button