Agim Sopi ndihmës seleksionues i U-21

Reprezentacioni i Maqedonisë U-21 në radhët e veta ka një numër të konsiderueshëm të futbollistëve shqiptarë, ndërsa tani më në radhët e veta ka përforcuar edhe stafin teknik, duke e emëruar si ndishmës seleksionues, trajnerin e njohur nga Shkupi, Agim Sopi i cili tani shumë vite po punon në Suedi si trajner me ekipe të ndryshme.

Menjëherë pasi që Sopi ka marrë ftesën nga zyrtarët e FFM-së, ai ka pranuar postin duke thënë se do të mundohet të jep maksimumin në ngritjen e cilësisë së futbollit në Maqedoni, duke sjell përvojën e tij nga Evropa.

“Që para disa jave më kishin kontaktuar dhe me than që të jem ndihmës seleksionues i U-21. I falënderohem FFFM-së, për besimin që më dhanë dhe njëkohësisht i falënderohem drejtorit të klubit “Prespa Birlik” të Suedis, Naser Kerimovski qe edhe pse kam kontratë me ta, më dha mundësinë të kombinoj reprezentacionin me klubin. Si gjithmonë do të mundohem të jap maksimumin si për reprezentacionin, gjithashtu edhe për Prespën”, ka thënë për “Portalb” Sopi.

Agim Sopi karrierën e tij si futbollist e kishte filluar në moshën 10 vjeçare të FC Shkupi (Ish-Slloga Jugomagnat). Ai gjatë kësaj kohe ishte anëtar u reprezentacionit të Maqedonisë U-15 dhe U-16, ndërsa nga viti 1997 shpërngulet për në Suedi, ku kishte luajtur për disa klube, ndërsa gjithashtu ka qenë dhe pjesë e IFK Malmö.

Më vonë me kalimin e kohës Sopi kishte filluar punën si trajner, ndërsa hapat e para të këtij profesioni i bëri te ekipi nga Malmö, Liria If. Por duke treguar punë serioze ai punoi në ligat më të mira, duke arritur në ligën e 4-të, me FC Rosengard dhe këtë vit kaloi në “Prespa Birlik”, të cilët garojnë në të njëjtën ligë. Përndryshe në Suedi nga liga e 4-të, fillon elita e futbollit ku lojtarët duhet patjetër të kenë kontrata profesionale me klubin. Në të gjitha klubet Agimi ka qenë trajner kryesor.

“Për mua është një përvojë e re dhe për herë të parë do të punoj si ndihmës trajner, por që sigurisht do të jetë një eksperiencë e re”, ka thënë Sopi i cili pritet që të dielën të arrijë në Shkup, ndërsa nga të martën do të ketë takimin e parë me reprezentacionin kur do të udhëtojnë për në Dojran, ku dhe do te mbahen përgatitjet për ndeshjen kundër Rumanisë.

Milveski dhe Sopi me gjashtë shqiptarë

Për ndeshjen kundër Rumanisë, seleksionuesi Bllagoja Milevski ka shpallur listën, ku në mesin e futbollistëve janë edhe futbollistët shqiptarë, Jasir Asani (KF Vardar), Visar Musliu (St. Gallen), Enis Bardhi (Ujpest), Besir Demiri (FC Shkupi), Demir Imeri (KF Shkëndija) dhe Valmir Nafiu (Hamburg) / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button