Krerët komunal urojnë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit

Kryetarët e komunave  të Strugës, Gostivarit, Çairit, kanë uruar besimtarët mysliman me rastin e Kurban Bajramit.

“Në emër të Komunës së Strugës dhe në emrin tim personal , të gjithë besimtarëve muslimanë ua uroj festën e madhe të Kurban Bajramit. Besimtarëve u dëshiroj paqe dhe lumturi në familje  përgjatë kësaj feste. Le të jetë kjo ditë , simbol i sakrificës, tolerancës,  dhe harmonisë me njëri-tjetrin. Le të jetë dita , ku të gjithë do të gjejmë kohën të reflektojmë mbi vlerat më thelbësore”, thuhet në urimin e kryetarit të Strugës Ziadin Sela.

Mesazh-urimi ka përcjell edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta me rastin e Kurban Bajramit.

“Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, triumfit e së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit, në emër të dashurisë për njeriun. Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati për vite të tëra! Në emrin ti personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi dhe administratës komunale Ju uroj Festën e Madhe të Kurban Bajramit, thuhet në urimin e Bejtës.

Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, festës më sublime të sakrificës dhe flijimit, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti shpreh urimet më të ngrohta të gjithë besimtarëve mysliman, duke uruar që kjo festë të sjellë gëzim, lumturi e begati në secilën familje, ndërsa të jetë edhe një prirje e jona e përgjithshme drejt vlerave më sublime që përçon mesazhi i kësaj feste.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button