Policia në Tetovë në dy parcela ka gjetur rrënjë ‘kanabis sativa’

Policia mbrëmë në dy parcela në fshatin e Tetovës ‘Pallaticë’ ka gjetur një sasi të madhe të rrënjëve ‘kanabis sativa’, informoi zëdhënësi i Stacionit Policor të Tetovës Marjan Josifovski.

Parcela e parë e gjetur ishte në pronësi të A.J (55) ku u gjetën 89 rrënjë ‘kanabis sativa’ ndërsa në parcelën fqinje në pronësi të I.Xh (43) janë gjetur edhe 57 rrënjë.

Josifovski informoi se rrënjët janë marrë nga policia për inspektime të mëtutjeshme pas çka do të ndërmerren masat paraprake.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button