“E di kush qëndron pas atentatit të Gligorovit por nuk kam dëshmi”

Gazetari Zoran Petrov, hulumtues i atentatit ndaj presidentit Kiro Gligorov dhe autor i librit “Atentati” thotë se e din kush qëndron pas aksionit në vitin 1995 por nuk i posedon dëshmitë e duhura, shkruan Nova Makedonia.

“Ende qëndroj në atë se , e di kush qëndron pas atentatit, por i anashkaloj këto tema. Edhe në libër i kam theksuar hetimet joprofesional që janë kryer ndaj rastit. Duke shikuar nga aspekti i ditës së sotme ai ishte një hetim i kryer skandaloz”, thotë Petrov.

Ai potencoi se kur ka filluar të shkruaj për atentatin njerëzit dëshmitarë i janë drejtuar atij me informacione për ngjarjen sepse nuk ju kanë besuar institucioneve dhe e kanë kontaktuar atë.

Shtatëmbëdhjetë vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

 

Atentati ndaj Presidentit të parë të Maqedonisë Kiro Gligorov ka ndodhur më 3 tetor të vitit 1995 reth orës 9 e 50 në rrugën “Maqedonia”, përpara hotelit “Bristol” në Shkup.

Ai u mbijetoi plagëve të marra nga atentati, por nga shpërthimi humbi jetën shoferi i tij, Aleksandar Spiroski, ndërsa u plagos rëndë truproja Ilço Teovski.

Si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi, humbi jetën edhe kalimtari Hristo Hristomanov, ndërsa u plagosën Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Shtëpia e ish-kryetarit Gligorov, cak i disa vjedhësve

Gligorov ndodhej në makinën e tij zyrtare, duke shkuar për në vendin e tij të punës, në Kuvend.

Me të arritur para hotelit “Bristol”, një makinë Fiço i pret rrugën eskortës dhe ajo detyrohet të ulë shpejtësinë, dhe në këto çaste aktivizohet me telekomandë eksplozivi që ndodhej i vendosur në makinën “Citroen Nami 8”, e parkuar mu përpara hotelit “Bristol”.

Atentati, kryerësit e saj dhe motivi, nuk janë ndriçuar edhe sot e asaj dite.

Gligorov ndërroi jetë më 1 janar të vitit 2012, në moshën 94 vjeç.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button