fbpx

Tregu i kurbaneve në Tetovë, hamendjet e blerësve mes dëshirës dhe mundësive financiare

Tregu i kurbaneve në Tetovë që mbahet në vendin tradicional tek stadium i qytetit, një ditë para festës së Bajramit, nuk ka gjallërinë e viteve të kaluara. Oferta e bagëtive është e madhe ndërsa blerja nuk shkon edhe aq mirë.

Oferta e çmimeve për bagëtitë e imta shkon nga 100 deri në 160 euro. Ky çmim thuajse me vite nuk ka ndryshuar në tregun e Kurbaneve.

10665689_580981255339605_3060694841335740794_n (Custom)

Sëmundja që ka përfshirë  kopetë e blegtorëve, ka dekurajuar blerësit të cilët ngurojnë të blejnë nga kopetë e deleve që kanë zbritur para stadiumit të qytetit.

Besnik Imeri nga fshati Vicë,  ka sjellë 20 krerë dele për të shitur. Ai thotë se vetëm pak kohë më parë delet janë kontrolluar nga shërbimet e veterinarisë dhe është konstatuar se gjithçka është në rregull për t’i nxjerr në treg.

10669996_580981432006254_4100520660363318702_n (Custom)

Pavarësisht kësaj, thotë Besniku, shitja ka shkuar shumë dobët. ”Njerëzit vetëm pyesin dhe sillen vërdallë por nuk blejnë. Ndoshta është edhe mungesa e parave, por për ne që përgatitemi gjatë gjithë vitit për këto ditë është ma vështirë”, thotë ai.

10456459_580981535339577_8056291392189408831_n (Custom)

Tregu i Kurbaneve duket një vend i parapëlqyer në prag të festës së madhe, qoftë edhe pë rata që kanë ardhur vetëm për të ndier dhe përjetuar festën e Bajramit. Disa hamenden mes dëshirës për t’i blerë Kurbanet dhe mundësive financiare që kanë.

10635726_580981585339572_3145334446266391197_n (Custom)

Njëri ndër blerësit, Ali imeri nga fshati  Odër, thotë se këto dilema e kanë shoqëruar çdo herë, sepse gjithçka sillet mes obligimit dhe mundësive. Ai thotë se deri më vonë me siguri do të marrë ndonjë krerë për Kurban, sepse edhe çmimet mund të bien pak.

1796661_580981198672944_2942040547877313604_n (Custom)

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close