Tuna, afër 5 milionëshit

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, përmes faqes së saj zyrtare ka treguar se kënga e saj MMV të cilën e solli jo shumë kohë më parë në publik, në bashkëpunim me rep artistin Getoar Selimin ka arritur shifrën 4,943,207.

Ndërkaq Tuna la një mbishkrim ku thotë, “Shkojmë për 5 milion. Road to 5 million…”.

E duke e ditur se tashmë suksesi i këngëve po matet me numër të klikimeve duket se Tuna edhe kësaj radhe ia ka dalë të marr vëmendjen e masës, pasi që kënga e saj dhe e Getit për vetëm dy muaj është dëgjuar afro 5 milion herë.

Ndryshe Tuna tashmë po bëhet gati që nga data 18 të filloj pjesën e tret të turneut Fenix, ku ajo dhe Cosman edhe një raund do të argëtojnë të gjithë ata që e pëlqejnë punën e tyre. E sa i përket risive në treg, ndonëse nuk është konfirmuar nga gazetarja, gazeta Tribuna ka informacion se ajo po punon në një këngë të re./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button