Presidentja argjentinase: Uashingtoni dëshiron të më vrasë

Presidenti i Argjentinës, Kristina Fernandes de Kirchner akuzoi administratën e presidentit Barack Obama për krizën e borxhit në vendin e saj, dhe la të kuptohet që Uashingtoni dëshiron ta vrasë atë.

“Nëse diçka do të më ndodh mua, askush nuk duhet të kërkoj në lindje, por në perëndim, pas asaj se çfarë është bërë në zyrat diplomatike”, tha Fernandes gjatë një fjalimi të zjarrtë, transmeton Telegrafi.

Fernandes dhe qeveria e saj është zemëruar me vendimin e gjykatës në New York, se plani i fundit i Argjentinës për të lënë krizën e borxhit është i paligjshëm dhe se kjo nuk do ta ndihmojë Buenos Airesin për të zgjidhur këtë krizë, e cila për herë të dytë në 13 vitet e fundit, vendi ka falimentuar.

“Unë dua të jem shumë e qartë, ky gjykim shkel gjykimin tonë të tanishëm, është i paligjshëm dhe gjykata jonë konstaton se kjo nuk mund të zbatohet”, tha gjykatësi nga New Yorku, Thomas Griese.

Fernandes arriti në përfundimin se kjo nuk ishte e rastësishme dhe se vendimi u mor nga gjyqtarë pleqsh.

Presidentja argjentinase gjithashtu ka akuzuar ambasadën amerikane për një raport, i cili paralajmëroi përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Argjentinë, duke thënë se ajo ishte një “provokim i madh.”

Pas fjalës së Presidentit të Argjentinës, Guvernatori i Bankës Qendrore të vendit, Juan Carlos Fabrega, dha dorëheqje. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button