Raporti për vdekjen e Trajkovskit dërgohet në Shkup?

Raporti për shkaqet e rënies së avionit që vrau presidentin Boris Trajkovski në vitin 2004 është i gjatë, ndërsa detajet e dokumentit të Komisionit boshnjak do të shpallen në Shkup, njofton TV Alfa.

Këtë njoftim e ka konfirmuar kryetari i komisionit maqedonas, Omer Kulik.

“Raporti është përfunduar plotësisht. Është dërguar draft-raporti për në agjencisë që ka hetuar aksidentin në Maqedoni dhe të presim për ta finalizuar edhe ekspertizën teknike dhe t’ia dorëzojmë institucioneve përkatëse”, tha Omer Kulik.

TV Alfa ka kontaktuar kreun e Komisionit për aksidentet ajrore në Shkup, Soter Kostov, i cili thotë se projekt-raportin e autoriteteve boshnjake nuk e ka marrë ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button