Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike

Në Kosovë duket se po kalon edhe një javë pa zgjidhje për krizën politike.

Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar këto ditë maratonë takimesh me liderët e partive, por nga prononcimet e të dyja palëve është lënë të kuptohet se nuk ka zgjidhje.

Bllokun opozitar e ka revoltuar edhe më shumë shtyrja e seancës së Kuvendit, e parapraë më 2 tetor, në të cilën do të provohej për herë të tretë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij inctitucioni.

Pa përmbylljen e kësaj pike, nuk do të mund të vazhdohet me formimin e institucioneve të tjera, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Blloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje thotë se ka shumicën për të zgjedhur kryetarin, por Gjykata Kushtetuese i ka dhënë këtë të drejtë partisë fituese – PDK-së.

Kjo e fundit nuk ka pasur vota të mjaftueshme në seancën e kaluar të Kuvendit për të zgjedhur kryetarin.

Lajme të ngjashme

Back to top button