Cameron vizitë të papritur në Afganistan

David Cameron ka mbërritur mëngjesin e të premtes në Afganistan në një vizitë zyrtare të papritur. Vizita në Kabul vjen disa ditë pas betimit të Ashraf Ghanit në postin e presidentit. 

Cameron është zyrtari i parë i lartë i komunitetit ndërkombëtar që viziton presidentin e ri të vendit të shkatërruar nga lufta. Të hënën e kaluar, Hamid Karzai, presidenti i vetëm që drejtoi vendin që nga rënia e regjimit të talebanëve, i dorëzoi pushtetin Ashraf Ghanit në një ceremoni që u shoqërua me dy atentate kamikaze në kryeqytet nga rebelët islamikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button