Taksistët do të përfshihen në fushatën “Drejto automjetin i sigurt, lëviz me rrip të lidhur”

Kryetari i qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Këshilli Rajonal për Sigurinë e Qarkullim Rrugor dhe nga Asociacioni i transportuesve legalë të autotaksive në Parkun e qytetit do të bëhet apel për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për rritje e përdorimit të rripave të sigurimit.

Siç informojnë nga KRSQRR, qëllimi i këtij eventi është promovimi, përhapja dhe inkuadrimi i Asociacionit të transportuesve autotaksi në fushatën “Drejto automjetin  i sigurt, lëviz  me rrip të lidhur” .

Shoferët e taksive përveç  se me shembullin e tyre për përdorimin e rripave të sigurimit, do ta përkrahin këtë fushatë edhe përmes  transmetimit personal tek udhëtarët në taksi  për të përdorur rripat e sigurimit gjatë udhëtimit.

Fushata për rritjen e përdorimit të rripave të sigurimit me moton “Drejto automjetin  i sigurt, lëviz  me rrip të lidhur” është  pjesë përbërëse e fushtaës qeveritare për rritjen e sigurisë në qarkullimin rrugor “Respeto rregullat – Respekto jetën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button