Google mund të dënohet me 100 milionë dollarë

 

Marty Singer, njeriu që përfaqëson dhjetëra njerëz të famshëm llogaritë e të cilëve janë “thyer” në iCloud, dhe fotografitë e të cilëve janë publikuar lakuriq në fund të gushtit, janë duke e nxitur një padi shumë me vlerë marramendëse ndaj kompanisë Google.
Vlera e dëmshpërblimit të kërkuar nga kjo padi thuhet se do të arrijë në 100 milionë dollarë.

Në letrën e protestës ndaj Google thuhet se sjellja e motorit më të madh të kërkimit në botë është e “neveritshme”, dhe e njëjta dënohet për veprim të ngadalshëm dhe për dështimin për të vepruar shpejt dhe me përgjegjësi për t’i hequr fotografitë lakuriqe të njerëzve të famshëm online.

Sipas palës që ankohet për veprimet e Google, thuhet se kjo e fundit, me vetëdije të plotë, dhe me qejf e bën lehtësimin dhe përjetësimin e sjelljeve të paligjshme.”

Më tej Singer ka thënë se Google nuk ka qenë e shpejtë në reagimin e saj, siç parashihet në Digital Millennium Copyright Act.

Letra sugjeron se përgjegjësia e kompanisë Google ndaj figurave të famshme sikurse Jennifer Lawrence, Kate Upton, Rihanna, Arianna Grande dhe të tjerët shkon përtej thirrjes për motorët e kërkimit për “pastrim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button