Federata Serbe: Po, tifozat Shqiptarë mund të vijnë në Beograd

Tifozët e Kombëtares Shqiptare do të jenë të pranishëm në stadiumin e Beogradit për sfidën e 14 Tetorit. Federata e Futbollit të Serbisë i kthen përgjigje pozitive Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ajo ka publikuar lajmin në sajtin e saj zyrtar dhe duke ndezur dritën jeshile që mbështetësit e Kombëtares Shqiptare të jenë të pranishëm në stadium, transmeton Oranews.

Megjithatë, ky vendim do të jetë përfundimtar vetëm pas përgjigjes së policisë serbe, e cila duhet të japë miratimin për të marrë përsipër masat e sigurisë.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Federatës Serbe në internet ku theksohet se ky institucion kërkon të tregojë vullnetin dhe vendosmërinë për të organizuar një ndeshje sportive dhe jashtë politikës.

Federata Serbe ka njoftuar se do të dhurojë 5 % të numrit të përgjithshëm të biletave për tifozët e Shqipërisë për ndeshjen e 14 tetorit.

https://i0.wp.com/sport.oranews.tv/wp-content/uploads/2014/10/10380354_588944517884611_1557355602292234836_n.png?resize=688%2C485

Lajme të ngjashme

Back to top button