Rama: T’u japim fund konflikteve vëllavrasëse

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të ketë një proces të drejtë legalizimi në vend, për ato ndërtesa të cilat nuk bien ndesh me interesat e komunitetit. Rama deklaroi se nëpërmjet legalizimit, është rasti t’i jepet fund shkatërrimeve nga ndërtimet e paligjshme, por edhe vrasjeve që kryhen për shkak të konflikteve për çështje pronësie:

“Të lemë pas konfliktet vëllavrasëse. Por duhet të ndahet qartë ajo që i takon atij të cilit i jepet leja e legalizimit, dhe atij që ka të drejtën e kahershme mbi truallin. Ne do legalizojmë falas ngrehinat e mundimeve të familjeve që kanë lëvizur në drejtim të qyteteve të mëdha, e që janë vendosur për një jetë më të mirë”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë mori si shembull rastin e zaptuesve të trotuareve apo hapësirave, për të treguar se do të ketë një ndarje dhe një moment të qartë dallimi, për ato ndërtesa pa leje që përdoren për qëllime fitimi, dhe në kurriz të komunitetit.

“Nuk mund të bëhen pronarë të detit  dhe rërës, të zonave arkeologjike, apo të godinave të ngritura mbi vepra publike, ata persona që si kanë pasur sytë në ballë e jo vetëm që kanë ndërtuar po kanë shkatërruar gjithçka. Ne do të godasim pa asnjë sens kompromisi ngrehina që i ka pjellë korrupsioni me qeverisjet vendore duke i marrë frymën  fëmijëve që të ecin në për një në radhë se s’ka trotuare”, tha Rama./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button