Boshnjakja Renata Pranjkoviç, ylli i dy luftimeve me demat

Në të gjithë Bosnjen njihet si “Mretëresha e dyluftimeve me dema”, si një ndër të paktat femra dhe personaliteteve që merren me këtë aktivitet në Ballkan.

36-vjeçarja Renata Pranjkoviç, merret me rritjen e demave dhe organizon dyluftime mes tyre, një traditë mëse 200-vjeçare në Bosnje.

Bashkë me bashkëshortin e saj, Pero, ajo i stërvit demat në fermën e tyre në Vitez, një qytet në Bosnjen qendrore.

“Demat janë shumë emotiv, është e vështirë për t’u shpjeguar. Forca e demave nuk është matur kurrë, por as dashuria që ata mund të dhurojnë nuk është matur kurrë”, thotë Renata, e cila ndihet mjaft krenare për katër demat kampionë që rrit.

Madje Pero pretendon se ka refuzuar 15 mijë euro për demin kampion, pasi nuk donte të ndahej prej tij.

Pranjkoviç është shndërruar shpejt në figurën qendrore të dyluftimeve me dema në Bosnje, pasi tërheq vëmendjen kur prezanton kafshët e saj në “fushëbetejë” e veshur me funde shumëngjyrëshe dhe çizme.

Këtë vit demat e saj kanë fituar 19 apo 20 dyluftime. “Femrat ndihen ende jo shumë të sigurta për të marrë pjesë në organizime të tilla, por kohët e fundit po shtohen gjithnjë e më shumë. Dhe në një farë mënyrë kam qenë unë që i kam treguar se edhe ato mund ta bëjnë këtë punë”, thotë Renata.

Luftimet me dema në Bosnje ndryshojnë nga korrida spanjolle, pasi demat nuk virten në fund të garës dhe njerëzit nuk përfshihen. Demat vendosen përballë njëri-tjetrit dhe përleshen deri sa njëri të heq dorë dhe të largohet nga “ringu”.

Askush nuk e di nga e ka origjinën ky sport, nëse mund të quhet i tillë, por gara të ngjashme janë zhvilluar edhe në Turqi dhe pjesët e tjera të Ballkanit për shekuj me radhë gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Ndërsa sot dyluftime të tilla ndodhin edhe në Oman, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe madje edhe në Okinava të Japonisë./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button