Shefqet Krasniqi e pret Kurban Bajramin në burg

Sevdali Zejnullahu – avokat i Imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi – në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot mbrojtja ka pranuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, në të cilin thuhet se Imamit Krasniqi do t’i vazhdohet paraburgimi deri me datën 17 tetor.

Sipas tij, mbrojtja brenda 24 orëve ka mundësinë për ankesë, në lidhje me vendimin, në Gjykatën e Apelit, mundësi të cilën Zejnullahu ka thënë se do ta shfrytëzojnë.

“Ne do ta dorëzojmë nesër ankesën. Sa përfillet dhe sa shpejt vendoset nuk e dimë. Megjithatë, dispozitat ligjore parashohin që me u vendos sa ma parë – me urgjencë. Shpresojmë se hoxha, për festën e Kurban Bajramit do të jetë në mesin tonë”, tha ai për Telegrafin.

Ndryshe, Shefqet Krasniqi është arrestuar, para dy javësh, së bashku me një grup hoxhallarësh, me pretendimin se e kanë cenuar rendin kushtetues. Deri më tani janë liruar tre nga nëntë imamët e arrestuar. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button