Solidarizim emotiv nga dy jetimë me grevën e të burgosurve në rastin “Monstra”

Ngjarja që ndodhi në Shkup është një rast i veçant kur dy bonjak që kishin ngelur pa njërin prind na i mbushën sytë me lotë.

U mundova që ta heshti, por ndërgjegja më detyroi ta ndaj me opinionin e gjërë një ngjarrje tejet emotive që ndodhi këto ditë mes njërit nga familjarët e të dënuarve nga rasti “Monstra” (dhe njëkohësisht kryetarin e Këshillit organizativ kundër këtij rasti), Bedri Ajdari me dy fëmijë bonjakë (jetimë) nga Shkupi.

Shpresojmë që Zoti i Plotfuqishëm e pranoi e  lutjen e jetimëve, të miqve dhe dashamirëve që ua adresuan grevistëve të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”.

Në kuadër të aktiviteteve bamirëse dhe shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet skamore dhe fëmijët jetim dje në lagjen e Dizhonit në Shkup ndodhi një befasi.

Disa bamirës të ndërgjegjshëm ndaj dhimbjes së të burgosurve për rastin “Monstra”, me rastin e Kur’ban Bajramit kishin vendosur të shpërndajnë mish dhensh që i ruajn në bjeshkë. Ata derisa e shpërndanin mishin, kërkonin nga qytetarët që të luteshin tek Zoti për të burgosurit nga ky rast. Mirëpo, ajo që edhe krijoi befasi emotive tek të gjithë, ishtë rasti kur dy vëllezër jetim refuzuan pakon me mish dhe disa artikuj tjerë ushqimor, në shenjë solidarizimi me grevën e urisë që po bëhet në burg nga të burgosurit me burg të përjetshëm.

Bamirësit kontaktuan  Bedri Ajdarin që ai në emër të burgosurve dhe familjarëve të tyre ti dëgjoj këta jetim shumë bujar. Kështu që pasi i dëgjoi këta jetim, ai e morri përsipër që kur të vinte në kontakt me të burgosurit do ti luste në emër të këtyre jetimëve, që për nder të festës së Bajramit dhe për nder të lotit të këtyre jetimëve që kanë qëlluar pa prindër, ta ndërpresin grevën e urisë që prej disa ditëve e kanë filluar në burg dhe ta plotësojnë kushtin e dhënë nga fëmijët që vetëm në atë rast këta fëmijë të pranonin dhuratën nga bamirësit dhe edhe ata të gëzohen në sofrën e Bajramit.

Pas vizitës dhe takimit me grevistët, mësuam se  lutja e jetimëve u pranua dhe për këto ditë feste greva do të ndërptitet.

Në të kthyer nga burgu sëbashku me Bedri Ajdarin dhe bamirësit, vizituam përsëri këtë familje ku lajmi për ndërprerjen disa ditëshe të grevës  solli gëzim dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre.

“-Tash edhe për ne ka Bajram, se Vallahi kur ato janë në burg dhe bëjnë grevë urie edhe ne e kemi obligim të solidarizohemi dhe të mos e shtrojmë sofrën e Bajramit” – ishin fjalët e jetimit 14 vjeçar.

Në pyetjen tonë, pse veproni kështu, u përgjigj nëna e tyre.

“-Ata kanë fëmijë që i presin në shtëpi dhe kishim dashur që bile festën e Bajramit mos ta kalojnë duke menduar që prindërit e tyre janë të uritur.”

Sa fjalë madhështore nga një nënë dhe dy jetimë të përvuajtur por gjithsesi shumë bujarë.Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që të mos e largon buzëqeshjen dhe gëzimin nga fytyra e asnjë jetim në këtë botë.

Gjithashtu lusim Zotin dhe mbetemi me shpresë që e vërteta e rastit të montuar politik “Monstra” të del në shesh dhe të lirohen personat e pafajshëm që vuajnë dënimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button