Situatë e tensionuar në Hong Kong

Në Hong Kong situata sa vjen e tensionohet.

Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Mijëra studentë janë mbledhur jashtë zyrës së Qeverisë në Hong Kong, duke kërkurar dorëheqjen e shefit ekzekutiv të territorit, Leung Chun-ying, deri në mesnatë.

Ata kanë thënë se do të pushtojnë ndërtesat qeveritare, nëse ai nuk jep dorëheqje.

Protestuesit janë të zemëruar me planet e Kinës që votuesit në Hong Kong të zgjedhin vetë liderin e tyre, por lista e kandidatëve të miratohet nga Pekini.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se po ndjek nga afër protestat në Hong Kong dhe ka bërë thirrje për zgjidhje paqësore të konfrontimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button