Fillon asfaltimi i rrugës lokale Gllumovë – Arnaqi

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani sot kanë vizituar Komunën e Sarajit ku kanë marrë pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës lokale që lidhë fshatin Gllumovë dhe fshatin Arnaqi të kësaj komune.

“Ne sot shënojmë fillimin e punimeve të kësaj rruge që do të urbanizon këtë pjesë të Komunës së Sarajit, respektivisht kjo rrugë do të do ti bashkoj këto dy vendbanime dhe do të lehtësojë qarkullimin e banorëve e kësaj ane. Ne do të vazhdojmë me menaxhimin dhe realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore në këtë komunë por edhe në komunat tjera.  Saraji fillon të urbanizohet duke pasur parasysh investimet dhe projektet që bëhen në këtë komunë”, tha zëvendëskryeministri Xhaferri.

Ndërkohë, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani theksoi se bashkëpunimi i ministrisë së Pushtetit Lokal dhe komunat është i mirë dhe realizimit i shumë projekteve është frytë i këtij bashkëpunimi.

“Më lejoni të konstatojë një bashkëpunim të mirëfillt të ministrisë së Pushtetit Lokal me të gjitha komunat  dhe ne në vepër po tregojmë bashkëpunumin tonë dhe zotimet tona që i kemi pas si pushtet qendror dhe lokal”, tha ministri Shabani.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati tha se kjo rrugë ka një gjatësi prej 2,5 km dhe realizohet nga mjetet prej buxhetit qendror. Ai tha se edhe Komuna e Sarajit participon me 20 përqind. Vlera e këtij projekti është 10 milion denar.

Lajme të ngjashme

Back to top button