fbpx

Microsoft prezanton Windows 10

Microsoft zbuloi disa detaje të Windows 10, sistemit më të fundit të operimit të kompanisë së Bill Gates.

Përpos përmirësimeve, thjeshtëzimit dhe shtimit të aplikacioneve, surprizë është edhe kapërcimi nga Windows 8 drejt Windows 10.
Sigurisht kjo është vetëm çështje emërtimi dhe mbeten për t’u parë risitë e sistemit që do të njehsohet me të gjitha pajisjet që operojnë me këtë sistem, që nga kompjuterat, tabletët, telefonat e deri tek Xbox dhe aplikacionet do të shkarkohen nga një dyqan unik online.

Në krahasim me Windows 8, këtë radhë gjiganti amerikan i teknologjisë ka bërë një hap pas duke rikthyer “Start Menu”, e cila është ndërtuar mbi bazën e kërkesave të përdoruesve duke u thjeshtëzuar e duke përfshirë në të si programet, ashtu edhe aplikacionet më të përdorura.
Microsoft thotë se sistemi është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’u duket familjar përdoruesve të derisotëm të Windows 7 dhe 8.
Kur u prezantua në fillim Windows 8 u kritikua për ndryshimet drastike dhe sidomos për opsionin e kalimit nga gjendja Desktop në atë alternative me touch, që Microsoft thotë se tek 10 është hequr.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close