Kandidatët për ambasadorë të propozuar nga BDI peng të Ivanovit

Kandidatët për ambasadorë të propozuar nga BDI-ja kanë mbetur peng i kokëfortësisë së Ivanovit. Kreu i shtetit refuzon të nënshkruajë pëlqimet për delegimin e tyre në vendet përkatëse, për shkak të kontestimit të legjitimitetit të tij nga partia shqiptare në pushtet. Kështu e interpretojnë burime të ndryshme, lënien e vendeve boshe për më tepër se 1 vjet në Gjenevë, Bernë, Katar, ndërsa tani edhe në Varshavë. Të gjitha këto ambasada, me ndarjen e kulaçit i kanë takuar partisë së Ahmetit, trnsmeton Alsat.

BDI-ja ka zgjedhur tashmë kandidatët e saj për të plotësuar këto vende. Ekrem Abibi ka kaluar procedurat qeveritare dhe ka prezantuar tezat e tij në MPJ, por ende pret nënshkrimin e Ivanovit për të zënë vendin e ambasadorit në Bernë. Në Gjenevë pritet të delegohet Teuta Demjaha, ndërsa për në Katar përmendet Shaban Jashari. Nga BDI-ja nuk i komentojnë ngecjen nga presidenca. Inati i Ivanovit vjen pas bojkotit të zgjedhjeve presidenciale nga BDI-ja, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes për kandidat konsensual presidencial mes BDI-së dhe VMRO-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button