Bullgari, 15 persona humbë jetën nga shpërthimi në një fabrikë

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e dy shpërthimeve në një fabrikë eksplozivi në veri të kryeqytetit Sofje. Kreu i forcave mbrojtëse civile Nikolai Nikolov tha se nuk ka shenja jete në vendin e shpërthimit. Tre gra, të cilat ndodheshin në ato momente në afërsi të fabrikës u plagosën, por u dërguan menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Punëtorët e fabrikës thonë se nuk janë në gjendje të hyjnë në fabrikë, pasi i tremben shpërthimeve të tjera. Megjithatë, zyrtarët e ministrisë së Brendshme vizituan fabrikën brenda natës, duke injoruar urdhrat dhe rregullat, duke u shprehur se nuk arritën të gjenin të mbijetuar. Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 17:00 të mërkurën e 1 tetorit, dhe i dyti më i madh në orën 21:45.
Fabrika ndodhet 120 km në veri të Sofjes dhe shkatërron rezervat e municioneve të vjetruara për ushtrinë bullgare. Ky nuk është shpërthimi i parë në fabrikë, pasi të tjera kanë ndodhur edhe në 2007 dhe 2010, por qe kanë shënuar vetëm të plagosur dhe jo viktima.

Lajme të ngjashme

Back to top button