Tetovë: Hapet Kino klubi francez

Si rrjedhojë e bashkpunimit mes Qendrës për Bashkpunim Ballkanik LOJA, Ambasadës Franceze , Institutit Francez në Shkup dhe Aleancës Franceze , të premten më 3 Tetor, në Tetovë hapet Kino Klubi Francez.

Hapja do të bëhet në hapsirat e Qendrës LOJA nga ora 19:30, ndërsa për të shënuar fillimin e punës të këtij klubi , prezente do të jetë edhe vetë ambasadroja franceze në Maqedoni, shkëlqesia e saj Laurence Auer. Për të mbështetur iniciativën , pjesë e ceremonisë do jenë edhe përfaqësues të Insitutit Francez në Shkup.

Para auditorit tetovar, të premten do të shfaqet filmi “Gratë e katit të gjashtë” i regjisorit Philippe Le Guay. Filmdashësit brenda gjithë vitit do munden një herë brenda muajit të ndjekin filma nga repetuari i pasur i këtij kino klubi.

Ky klub është vazhdë edhe e vet kinemasë javore që organizohet për vite me radhë në LOJA, të enjteve në mbrëmje, dhe e gjitha kjo t’iu mundësohet artdashësve tetovar, që të plotësojnë shpraztirën që krijon mungesa e një kinemaje në qytet.

Gjithë qytetarët e Tetovës janë të mirseardhur dhe në çdo projeksion filmi, hyrja është e lirë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button