LSDM: VMRO-ja nuk ndanë partinë nga shteti, për fondet evropiane flet nga selia e partisë

LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE se nuk arrin t bëjë ndarjen e aktiviteteve shtetërore nga ato patiake, duke shkelur parimet kryesore të BE-së në prag të shpalosjes së raportit të progresit.

Lidija Dimova, kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane të LSDM-së kritikoi zyrtarët shtetërorë për prezantimin e projekteve qeveritare nga selia e VMRO-së ditë më parë, për gjoja shfrytëzimin e fondeve IPA për reforma në drejtësi.

“Përveç përzierjes së aktiviteteve shtetërore me ato partiake të funksionarëve të VMRO DPMNE-së, publikut nuk i ofrohet as informacionit bazë. Kur do t’i tregojë qeveria qytetarëve senga fondet IPA janë humbur 15,5 milion euro? Gjithashtu 18 milion euro nga agjencia IPARD në Maqedoni i janë dhënë Bankës Botërore që të mos humben”, deklaroi Lidija Dimova, Kryetare e Komisionit për Çështje Evropiane të LSDM-së.

Sipas LSDM-së, këto para që mund të shfrytëzohen për projekte të dobishme për shoqërinë, humben për shkak të mungesës së kuadrove adekuate nëpër institucione. Dimova tha se LSDM-ja ofron zgjidhen më të mirë që fondet IPA të shfrytëzohen për shkollat, ndërmarrjet, bujqit, sindikatat, të rinjtë dhe organizatat shoqërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button