SHGM fton Mijallkovin të heq dorë nga kompensimi kundër gazetarëve të Fokusit

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë fton drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov të heq dorë nga kompensimi prej gjashtë mijë eurosh për dëmin jomaterial të konfirmuar nga Gjykata e apelit kundër gazetarëve të Fokusit, Jadranska Kostova dhe Vllado Apostollov.

SHGM vlerëson se gjykata lëshoi rastin të marrë vendim të drejtë, i cili do të jetë në pajtim me Ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim dhe praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtate njeriut.

Praktika e kësaj gjykate tregon se edhe në rastet kur gjykatat konstatojnë shpifje, kompensimi i dëmit jo material duhet të jetë proporcional me gjendjen materiale të personave të dënuar dhe në pajtim me qëllimin që duhet të arrihet.

Praktika e gjykatave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në pjesën dërmuese të rasteve kur bëhet fjalë për shpifje të gazetarëve kundër ndonjë figure publike, shqiptojnë kompensime simbolike prej një  euro. Figurat publike duhet të kenë prag më të lartë të tolerancës ndaj kritikave publike dhe të jenë të kënaqur me vendimin e gjykatës, e cila ka konstatuar shpifje. Kjo duhet të jetë satisfakcion i mjaftueshëm për paditësin. Insistimi të paguhet kompensimi i përcaktuar do të jetë në dëm të gazetarëve dhe të lirisë së shprehjes.

Zbatimi i deritashëm i Ligjit për përgjegjësi qytetarë për shpifje dhe ofendim tregon se gjykatat e vendit në të gjitha vendimet e deritashme kundër gazetarëve kanë vendosur në pajtim me ligjin dhe praktikën e gjykatës në Strazburg, përveç vendimit të fundit ku si paditës paraqitet drejtori i DSK, Sasho Mijallkov.

Ky vendim do të njollos praktikën e re gjyqësore që ndërtohet pas dekriminalizimit të shpifjes dhe negativisht do të ndikojë ndaj imazhit të vendit në botë lidhur me lirinë e shprehjes.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button