Sëmundjet infektive me të madhe kaplojnë Dibrën

Edhe këtë verë pacientët ankohet nga sëmundjet e shumta infektive dhe kontrollohen në Repartin e Infektologjisë pranë Spitalit të përgjithshëm në Dibër.

Sipas infektologut Nehat Hysa, gjatë këtyre ditëve të fundit është rritur tej mase numri i pacientëve që vuajnë nga virozat dhe kanë vjellje dhe diare. Ai thotë se nuk mungojnë edhe sëmundjet e tjera që paraqiten si pasojë e konsumimit të ujit të papastër si dhe nga ambienti i ndotur jetësor apo mungesa e higjienës personale. 

“Mes pacientëve të shumtë ka edhe nga fshatrat e ndryshme si nga komuna e Dibrës ashtu edhe nga Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë përkatësisht rajoni i Rekës. Këtu parasëgjithash kemi të bëjmë me mërgimtarët që kanë ardhur gjatë stinorit të verës” tha Hysa. 

Shkak i sëmundjeve infektive sipas tij është edhe mungesa e klorit në ujësjellësin e fshatrave thotë ai.

“Kur bëhet fjalë për sëmundjet infektive ka raste specifike dhe për këtë ne presim rezultate nga Njësia punuese pranë Entin për mbrojtje shëndetësore. Gjatë viteve të kaluara në Dibër ishte prezente edhe sallmonella si dhe sëmundje të tjera infektive” thekson Hysa.

Një shqetësim tjetër, sipas mjekut Hysa, paraqitet edhe dukuria e kafshimit të qenve. 

Gjatë një periudhe kohore janë regjistruar tetëdhjetë raste me kafshim nga qentë endacak. 

Sipas tij, ka nga të gjitha moshat, prej moshë se vogël deri te mosha e tretë nga të trija komunat. Për fat të mirë të gjithë këtyre pacientëve u është dhënë ndihmë e shpejtë dhe nuk kanë qen në rrezik. Kur është fjala për këtë dukuri kemi shumë sasi të mëdha vaksinash, nënvizoi Hysa. Infektologu Hysa paralajmëroi edhe përhapjen e riçeve. Nga kafshimi i këtij insekti ka disa pacientë sidomos nga rajoni i Rekës së vogël, dhe nga fshati Llazaropole.

Lajme të ngjashme

Back to top button