671 qytetarë, raste sociale, kanë kërkuar ndihmë falas juridike

Shoqatat e autorizuara për ndihmë juridike falas, nga shkurti I vitit 2014 deri më sot, kanë siguruar ndihmë juridike për 671 qytetarë që janë në gjendje të vështirë sociale dhe kanë problem juridike.

Ndihma ligjore përfshinë dhënien e informacioneve ligjore dhe këshilla ligjore për qytetarët. Nga këto, edhe pse të gjitha në buzë të varfërisë, vetëm 86 persona kanë plotësuar kushtet e përcaktuara për të kërkuar ndihmë nga shteti, sigurimin e avokatit, të cilin do ta paguajë shteti sipas Ligjit për ndihmë juridike falas.

Vetëm 3 përqind apo 19 persona nga gjithsej, 671 e kanë shfrytëzuar të drejtën për qasje të barabartë te institucionet e sistemit për ndihmë efikase.

Nga Shoqatat apelojnë që ministria përkatëse ajo e drejtësisë ti marrë parasysh angazhimet e Qeverisë për mbrojtje më efikase dhe institucionalisht të koordinuar për ndihmë juridike dhe të fillojnë urgjentisht me procesin për ndërrimin e sistemit për ndihmë falas juridike.

Lajme të ngjashme

Back to top button