PDSH: Qeveria mban fajin për bllokimin e proceseve integruese

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Italisë, Ernesto Massimino Bellelli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në kuadër të takimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, realizoi takim me ambasadorin e Italisë në vend, Ernesto Bellelli.

Kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale politike në vend, incidentit në Parlament, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe integrimit në NATO dhe BE.

Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare.

Kryetari Thaçi vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button