400 konsumatorë që kanë vjedhur rrymën në Tetovë dhe Gostivar mund të dënohen me burg

400 konsumatorë të energjisë eklektike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar nga polica dhe ekipet e EVN Maqedonisë se në mënyrë ilegale janë lidhur ne rrjetin e shpërndarjes.

Sipas dispozitave ligjore, këta konsumatorë jo vetëm se do të mbeten pa u lidhur në rrjetin e shpërndarjes, por do të paguajnë edhe fatura të larta për shfrytëzimin e paautorizuar të energjisë elektrike, ndërsa gjykata mund t’i dënojë edhe me burg deri në 5 vjet.

Pothuajse të gjitha vjedhjet janë zbuluar nëpër fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit.

Konsumatorët në mënyrë të pavarur kanë hedhur njehsorët e vjetër në shtëpitë e reja ose me asistencën e mashtruesve, por pa kërkesë oficiale nga EVN Maqedoni e cila, në këtë rast, është e autorizuar për shpërndarjen e energjisë elektrike.

Nga EVN Maqedoni apelojnë që në asnjë mënyrë konsumatorët të mos bëhen pre e veprave të tilla.

Zyrtarë të EVN-së thonë se duhet të respektohen kategorikisht procedurat për lidhje të re, për të cilën në këtë rast e autorizuar është EVN-ja, ndërsa këto procedura natyrisht që janë miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button