BDI kërkon ndihmën e FBI-së sa për “sy e faqe”

Ekspertët juridik mendojnë  FBI-ja, në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk mund të involvohet në gjykim , por vetëm për dhënien e ndonjë prove. Në këtë kuptim mund të merret angazhimi i FBI-së. “Nga të jashtmit nuk do të kemi ndihmës të theksuar sepse flitet për vepër penale të brendshme, do të ketë monitorim por nuk mund të involvohen drejtpërsëdrejti në procedurën gjyqësore”, thonë ekspertët.

Ata konsiderojnë se shtrimi I kërkesës për të vëzhguar një proces gjyqësorë duhet të bëhet nga instancat e larta gjyqësore të vendin si një kërkesë zyrtare, prandaj sipas tyre, Ahmeti është dashur që këtë interes për vëzhgimin e procesit gjyqësorë për rastin “Monstra” ta shtrojë tek instancat gjyqësore të vendin për të bërë kërkesë zyrtare dhe jo vetëm të shtrojë kërkesa në formën e apeleve politike.

Juristi Naser Ziberi, thotë për Portalb se dyshon në pranimin e kësaj kërkese të shtruar nga ana e Ali Ahmetit deri të FBI, për të vëzhguar procesin gjyqësorë të shkallës së dytë për rastin “Monstra”.

“Për këtë duhet vendim nga instancat më të larta gjyqësore të Maqedonisë. Unë dyshojë se këta institucione mund të pajtohen me një gjë të tillë. Kjo automatikisht do të aludonte në atë se gjyqësori i Maqedonisë ka bërë lëshime ose nuk ka qene objektiv”, thotë Naser Ziberi.

Sipas tij, “hulumtimi apo kyçja e FBI-së, do të nxirrte në shesh shumë çështje që mund të jenë një erozion i rendë i gjyqësorit në Maqedoni dhe kjo do të fute dilema për shumë vendime tjera që kanë nxitur reagime tek qytetarët”.

Juristi, Osman Kadriu, thotë për Portalb se FBI mund të jap kontributin e saj, por sipas tij kjo gjë është dashur të bëhet në shkallën e parë të procesit gjyqësorë.

“Pikëpamjet dhe interesimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti janë të mira,  por gjendemi para nje akti një vepre penale që gjykohet sipas rregullave ligjore të shtetit, pasi krimi është bërë brenda shtetit. Kemi arritur në shkallën e dytë. Në shkallën e parë vendimi nuk është përpiluar me shkrim. Këto institucione të jashtme si organe për zbulim, tërthorazi, nëse kanë dëshmi që mund të përdoren dhe të vërtetohet një gjendje e saktë, është dashur që të përdoren në procedurën e shkallës së parë”, thotë Osman Kadriu.

Sipas tij përsëri  nuk është vonë, por vetëm nëse disponojnë prova me rlevancë për rastin konkretë dhe nëse gjykata i pranon .

Përndryshe në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk mund të involvohen në gjykim , por vetëm për dhënien e ndonjë prove në këtë kuptim mund të merret angazhimi I FBI. Nga të jashtmit nuk do të kemi ndihmës të theksuar sepse flitet për vepër penale të brendshme, do ët ketë monitorim por nuk mund të involvohen drejtpërsëdrejti në procedurën gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button