Borxhi i jashtëm shënon rritje, Bogov thotë se gjendja nuk është shqetësuese

Borxhi i jashtëm në 6 muajt e parë të vitit është 5.74 miliardë euro ose 71.66 për qind e Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

Banka Popullore e Maqedonisë informon se  borxhi më i madh është ai i Qeverisë kundrejt institucioneve të huaja financiare.

Ndërkaq, guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov thotë se borxhi i jashtëm i Republikës së Maqedonisë nuk është shqetësues, sepse dy komponente kryesore të kontabilitetit për kreditë tregtare dhe kreditë në mes të subjekteve të lidhura që janë shumë pozitive për ekonominë tone, janë në të vërtetë investimeve të huaja direkte.

Sipas të dhënave, vetëm në tremujorin e dytë të vitit, është shënuar rritje e borxhit me 133 milionë euro.

Rritja e borxhit është kritikuar shumë herë nga opozita maqedonase, e cila për këtë fajëson Qeverinë dhe politikat e saj të shpenzimeve irracionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button