Brigitte Bardot ka tentuar disa herë ta vrasë veten

Në një intervistë, biografi i saj Jeffery Robinson, për yllin e kinemasë franceze që bëri 80 vjeçe të shtunën, zbuloi se ajo shpesh vuante nga depresioni. Për vite të tëra me radhë Brigitte Bardot ka tentuar të vrasë veten dhe ka vuajtur nga dëshpërimi, vetmia dhe depresioni.

Po pavarësisht kësaj duket se aktorja bionde e ka mundur idenë e vdekjes dhe tashmë që është 80 vjeçe ndihet në paqe me të shkuarën e saj.

“Brigitte duket se ka bërë paqe me të shkuarën e saj të trazuar. Kur je gruaja më e bukur në botë, nuk mund të rrish përgjithmonë e tillë. Kur Brigitte shihet në pasqyrë, ajo gjen paqe me gruan 80 vjeçare që sheh”, ka thënë biografi dhe një ndër miqtë e aktores, Jeffery Robinson. Brigitte Bardot ishte një nga femrat më të famshme seks simbol të kohës së saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button